ESPN publikon formacionin më të mirë dhe më të dobët të Botërorit 2026
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
ESPN publikon formacionin më të mirë dhe më të dobët të Botërorit 2026
New Project - 2026-07-20T171056.062
20/07/2026 - 17:11
Linku u kopjua

Pasi Spanja u shpall kampione bote ndaj Argjentinës pas 39 ditësh dhe 104 ndeshjesh, ESPN ka publikuar listën e 11-shes më të mirë dhe asaj më zhgënjyese të turneut, me autor Mark Ogden.

11-shja më e mirë e Botërorit

Në portë është zgjedhur Vozinha i Cape Verde, 40 vjeç, i cili mbajti portën e paprekur ndaj Spanjës dhe bëri pritje vendimtare ndaj Messit.

Mbrojtja përbëhet nga 4 emra, 3 prej tyre spanjollë: 

Djed Spence (Angli), Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte dhe Marc Cucurella (të tre Spanja).

Në mesfushë dhe sulm: Rodri (Spanja) si organizatori më i mirë në botë, Ayyoub Bouaddi (Maroku) si zbulimi i turneut në moshën 18 vjeç, Lionel Messi (Argjentina) në Botërorin e gjashtë në moshën 39-vjeçare, Jude Bellingham (Angli) me 7 gola, Kylian Mbappe (Franca) fitues i Këpucës së Artë me 10 gola, dhe Erling Haaland (Norvegjia) me 7 gola duke barazuar rekordin e debutimit të Grzegorz Lato nga viti 1974.

11-shja më e dobët

Në portë: Fernando Muslera (Uruguaji) me 3 gabime që çuan në gola.

Mbrojtja: Joshua Kimmich (Gjermani), Virgil van Dijk (Holanda), Marc Guehi dhe Nico O'Reilly (të dy Anglia).

Mesfusha dhe sulmi: Federico Valverde (Uruguaji), Scott McTominay (Skocia), Bruno Fernandes (Portugali), Florian Wirtz (Gjermani), Christian Pulisic (SHBA) i cili shkëlqeu vetëm në pjesën e parë ndaj Paraguait dhe më pas u zhduk, dhe Neymar (Brazil) me vetëm 37 minuta lojë në total.

Për ESPN, përfshirja e Neymar ishte gabim i Carlo Ancelottit, pasi i mori vendin një lojtari më të ri dhe më në formë si Joao Pedro.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026