Bota
Ushtari amerikan i zhdukur shpëtohet nga forcat amerikane
Një anëtar i zhdukur i ekuipazhit amerikan, avioni luftarak i të cilit u rrëzua mbi Iran, është shpëtuar nga forcat amerikane, tha presidenti Donald Trump në një postim në Truth Social të dielën në mëngjes. “E KAPËM! Bashkatdhetarët e mi amerikanë, gjatë disa orëve të fundit, Ushtria e Shteteve të Bashkuara realizoi një nga Operacionet më të guximshme të kërkimit dhe shpëtimit në historinë e SHBA-së, për një nga oficerët tanë të jashtëzakonshëm të ekuipazhit, i cili është gjithashtu një kolonel shumë i respektuar, dhe për të cilin jam i emocionuar t'iu njoftoj se tani është shëndosh e mirë”, shkroi Trump. Ai shtoi se anëtari i shërbimit "pësoi lëndime, por do të jetë mirë". Kërkimet me rrezik të lartë filluan të premten pasi një avion luftarak F-15E Strike Eagle u rrëzua në Iran. Një anëtar tjetër i ekuipazhit u shpëtua menjëherë pas rrëzimit dhe po merr ndihmë mjekësore, raportoi më parë CNN.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026