Trump-aleatëve: Luftoni për veten tuaj, merrni vetë naftën tuaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump-aleatëve: Luftoni për veten tuaj, merrni vetë naftën tuaj
TRump
31/03/2026 - 15:07
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj aleatëve të cilët nuk ia kanë mbajtur krahun përgjatë luftës së përbashkët me Izraelin ndaj Iranit.

Ai ka një sugjerim për ato vende, me theks të veçantë Mbretërinë e Bashkuar, që sipas tij nuk mund të sigurojnë karburant për avionë për shkak të Ngushticës së Hormuzit.

“Blini nga SHBA-ja, ne kemi mjaftueshëm, dhe së dyti, mblidhni pak guxim dhe shkoni në Ngushticë dhe thjesht merreni. Do t’ju duhet të mësoni të luftoni për veten tuaj, SHBA-ja nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu siç nuk ishit ju për ne. Irani është, në thelb, i shkatërruar. Pjesa më e vështirë ka përfunduar. Shkoni merrni vetë naftën tuaj!”, shkroi Trump në rrjete sociale.

Ai u ankua edhe për Francën, të cilën tashmë e konsideron  një bashkëpunëtore jo fort të mirë, duke kërcënuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të harrojnë qëndrimin e saj.

“Franca nuk lejoi që avionët që shkonin drejt Izraelit, të ngarkuar me furnizime ushtarake, të fluturonin mbi territorin francez. Franca ka qenë shumë jo ndihmuese në lidhje me ‘Kasapin e Iranit’, i cili është eliminuar me sukses! SHBA-ja do ta mbajë mend!”, shkroi ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026