Çmimet e naftës ranë përkohësisht nën 100 dollarë për fuçi dhe aksionet u hapën më lart në Evropë të mërkurën, pasi Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të do të largohen nga Irani brenda "dy deri në tre javësh", pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje me Teheranin.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra në 98.65 dollarë përpara se të rritej përsëri në 101 dollarë pas premtimit të Trump dhe përpara një fjalimi sonte kur ai do të "japë një përditësim të rëndësishëm mbi Iranin", shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin, çmimet e naftës dhe gazit janë rritur ndjeshëm pasi Teherani kërcënoi të sulmonte anijet që përdorin Ngushticën e Hormuzit, duke mbyllur në mënyrë efektive rrugën kryesore të transportit detar.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se Irani kishte qëlluar tre raketa lundrimi, dy prej të cilave u interceptuan ndërsa e treta goditi tankerin.
Duke folur nga Zyra Ovale të martën, Trump tha se Irani po “lutet të bëjë një marrëveshje”, por nëse kjo ndodh apo jo është “e parëndësishme” për axhendën e Amerikës.