Trump planifikon rritje rekord prej 1,5 trilion dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump planifikon rritje rekord prej 1,5 trilion dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes
Trump1234
03/04/2026 - 20:38
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump planifikon një rritje të madhe të shpenzimeve ushtarake, sipas një projektbuxheti të publikuar sot nga Shtëpia e Bardhë.

Financimi pritet të arrijë një rekord prej 1,5 trilion dollarësh në buxhetin e vitit 2027, raportuan mediet amerikane.

Për vitin aktual financiar 2026, rreth 1 trilion dollarë janë ndarë për mbrojtjen.

Plani i buxhetit të qeverisë i paraqitet Kongresit, duke shërbyer si një lloj udhërrëfyesi dhe duke përcaktuar prioritetet e administratës.

Kongresi më pas, vendos për një sërë projektligjesh buxhetore, të cilat presidenti amerikan duhet t’i nënshkruajë që ato të hyjnë në fuqi.

Trump njoftoi në fillim të vitit se po planifikonte një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026