Irani mohon sulmin ndaj centralit të energjisë dhe ujit në Kuvajt, fajëson Izraelin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Irani mohon sulmin ndaj centralit të energjisë dhe ujit në Kuvajt, fajëson Izraelin
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka mohuar përgjegjësinë për sulmin ndaj një centrali të energjisë dhe desalinizimit të ujit në Kuvajt, duke fajësuar në vend të kësaj Izraelin, raporton The Guardian, përcjell KosovaPress.
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve Tasnim, departamenti i marrëdhënieve me publikun i IRGC-së tha:
“Sulmi i pazakontë dhe i paligjshëm i regjimit sionist ndaj impianteve të desalinizimit në Kuvajt është një shenjë e poshtërsisë dhe ligësisë së pushtuesve sionistë, dhe Garda Revolucionare e dënon këtë akt çnjerëzor dhe deklaron se bazat amerikane dhe personeli ushtarak në rajon, si dhe qendrat ushtarake dhe të sigurisë të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze, janë objektivat tona të fuqishme”, thotë deklarata.
Në një deklaratë më herët gjatë ditës së sotme, Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme e Kuvajtit kishte bërë të ditur se një sulm iranian kishte dëmtuar centralin.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.