Rritet çmimi i arit pas sinjalit të presidentit Trump
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rritet çmimi i arit pas sinjalit të presidentit Trump
Çmimi i arit
Foto Ilustruese
01/04/2026 - 19:32
Linku u kopjua

Çmimi i arit u rrit me më shumë se 1% duke tejkaluar 4,700 dollarë për ons të mërkurën në mëngjes, pas sinjalit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund luftës me Iranin së shpejti.

Duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit të dekretit presidencial në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se forcat amerikane do të largohen nga Irani brenda dy deri në tre javësh, duke sinjalizuar fundin e sulmeve të vazhdueshme kundër vendit, shkruan Anadollu Agency, transmeton KosovaPress.

"E tëra çfarë duhet të bëj është të largohem nga Irani, dhe ne do ta bëjmë këtë shumë shpejt, do të largohemi shumë shpejt", tha Trump, duke shtuar se kjo do të ndodhë "ndoshta brenda dy javësh, ndoshta tre".

Çmimet e arit panë një rritje prej 1.08% që nga ora 07:20 GMT në 4,720 dollarë për ons, pas një rritjeje tjetër prej 2% të martën.

Javën e kaluar, çmimi i arit shënoi rënien më të madhe javore që nga viti 1983, duke humbur më shumë se 10%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026