Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se po e shqyrton seriozisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga NATO, pasi aleanca nuk iu bashkua luftës së tij ndaj Iranit, sipas The Telegraph, transmeton KosovaPress.
Ai e quajti NATO-n “tiger prej letre” dhe tha se largimi i SHBA-së nga traktati i mbrojtjes është “përtej rishqyrtimit”, duke shtuar se nuk është ndikuar kurrë nga aleanca dhe se edhe presidenti rus Vladimir Putin e sheh atë si të dobët.
Duke iu referuar Britanisë së Madhe dhe kryeministrit Keir Starmer, ai tha se Britania “nuk ka marinë të aftë”, duke përmendur gjendjen e flotës dhe aeroplanmbajtëseve, si dhe kritikoi fokusin e Londrës në energjinë e rinovueshme, duke i quajtur “mullinj me erë të kushtueshëm”.
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio gjithashtu tha për Fox News se NATO është bërë një “rrugë njëkahëshe” dhe se pas përfundimit të konfliktit në Iran, SHBA do të duhet të “rishikojë” anëtarësimin e saj në aleancë, veçanërisht për shkak të mungesës së qasjes në baza ushtarake nga disa aleatë.Raportohet gjithashtu se administrata e tij po shqyrton një model “paguaj për pjesëmarrje” në NATO dhe madje tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. NATO ka aktivizuar nenin 5 vetëm një herë në histori, klauzola e mbrojtjes së ndërsjellë “sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”,
Kërkesa e Trump që NATO të ndihmojë në luftën e tij me Iranin ka ngritur pyetje rreth Nenit 5, klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë “sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”.