Trump pretendon se presidenti i Iranit ka kërkuar armëpushim nga SHBA
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump pretendon se presidenti i Iranit ka kërkuar armëpushim nga SHBA
trump pa ngjyraaaaaaa
01/04/2026 - 15:45
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se udhëheqja e re në Teheran i ka kërkuar Uashingtonit një armëpushim, por shtoi se kjo do të merret parasysh vetëm nëse ngushtica e Hormuzit rihapet.

“Irani i ri, me një president më pak radikal dhe më inteligjent se paraardhësit, sapo ka kërkuar armëpushim nga SHBA,” shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, transmeton AA, përcjellë KosovaPress.

Ai tha se SHBA do ta shqyrtojë këtë kërkesë vetëm nëse ngushtica e Hormuzit bëhet “e hapur, e lirë dhe e sigurt”. Ndërkohë, numri një i Amerikës paralajmëroi se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë, nëse kjo nuk ndodh.

Deri tani nuk ka pasur konfirmim nga zyrtarët në Teheran për këtë pretendim.

Trump tha se kjo kërkesë iu bë nga presidenti iranian pak para fjalimit që ai si shef i Shtëpisë së Bardhë do të mbajë të mërkurën, për popullin amerikan.

Trump ka deklaruar disa herë se udhëheqja e re e Iranit është më e arsyeshme dhe se lufta po shkon drejt fundit. Ai ka thënë gjithashtu se SHBA është në kontakt me figura të larta politike iraniane.

Ngushtica e Hormuzit është shumë e rëndësishme për tregtinë botërore të naftës, pasi përmes saj kalojnë rreth 20 milionë fuçi në ditë. Që nga fillimi i marsit, kjo rrugë është bllokuar pjesërisht, duke rritur çmimet e naftës dhe shqetësimet për ekonominë globale, shkruan AA.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026