Kulturë
BBC vlerëson Alisin në Eurovision: Këngë me mesazh, performancë e paharrueshme
Këngëtari Alis Kallaçi me interpretimin e këngës “Nan” në skenën e Eurovision përcolli mbrëmjen e së enjtes emocion, energji dhe identitet artistik. E përditshmja britanike BBC i ka bërë jehonë performancës së Shqipërisë në Eurovision, duke e cilësuar interpretimin e Alis si emocional dhe të paharrueshëm. Media prestigjioze vlerëson “Nan” për mesazhin e thellë që përcjell te publiku, teksa thekson se këngëtari Alis Kallaçi pushtoi skenën e Wiener Stadthalle me performacën e tij. “Një këngë me një mesazh, Alis komandon skenën e Eurovision për Shqipërinë me një performancë emocionale të paharrueshme”, shkruan BBC. Alis u duartrokit për performancën drithëruese, ndërsa në sfond të skenës shfaqej imazhi i artistes Rajmonda Bulku, një gjetje kjo e skenografisë që lidhet me portretin e nënës shqiptare dhe mesazhin thelbësor të kësaj kënge. Lista e plotë e 25 shteteve që do të performojnë në finalen e madhe: Greqi: Akylas – Ferto Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice Suedi: FELICIA – My System Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova! Izrael: Noam Bettan – Michelle Serbi: LAVINA – Kraj Mene Kroaci: LELEK – Andromeda Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más Poloni: ALICJA – Pray Shqipëria – Alis – Nan Australia – Delta Goodrem – Eclipse Bullgaria – Dara – Bangaranga Çekia – Daniel Zizka – CROSSROADS Danimarka – Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem Malta – AIDAN – Bella Norvegjia – JONAS LOVV – YA YA YA Qipro – Antigoni – Jalla Rumania – Alexandra Căpitănescu – Choke me Ukraina – LELÉKA – Ridnym Austria-COSMÓ – Tanzschein Itali- Sal Da Vinci – Per Sempre Sì Franca- Monroe – Regarde Mbretëria e Bashkuar- LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei Gjermania – Sarah Engels – Fire
Më shumë nga Kulturë
Total: 74
Faqe:
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026