Pas një hapjeje spektakolare të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest të martën, festa muzikore rikthehet sonte në Wiener Stadthalle me stacionin e saj të radhës: gjysmëfinalen e dytë.
Nën drejtimin e prezantuesve Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski, 15 shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Alis, do të luftojnë për 10 vendet e mbetura në Finalen e Madhe të së shtunës. Kjo finale do të përcaktojë përfundimisht se ku do të udhëtojë trofeu dhe organizimi i festivalit në vitin 2027.
Pritshmëritë për përfaqësimin shqiptar janë të larta. Kënga “Nân” dhe interpretimi i Alis janë vlerësuar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga performancat më të forta, më emocionale dhe se vokali i tij është thjesht i shkëlqyer. Ky vlerësim u përforcua edhe gjatë provave gjenerale të së mërkurës.
Udhëzuesi i votimit, si të mbështesim Shqipërinë?Rregullat dhe oraret për Kodin 13
Kodi i votimit
Dritarja hapet menjëherë pas performancës së fundit (sipas skaletës, rreth orës 22:30 – 22:45) dhe qëndron e hapur për vetëm 15 minuta. Votat jashtë këtij orari nuk llogariten.
Çdo numër celulari mund të dërgojë deri në 10 SMS.