Instituti Albanologjik shfaq filmin për migracionin në Kërçovë
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Instituti Albanologjik shfaq filmin për migracionin në Kërçovë
Ss
04/05/2026 - 11:48
Linku u kopjua

Instituti Albanologjik i Kosovës në kuadër të programit të “Leksioneve albanologjike”, ka shfaqur filmin “Gurbeqars: the non migrants”. Një film i shkurtër në kuadër të  migracionit, i cili shfaq proceset komplekse të migrimit në rajonin e Kërçovës dhe tutje, raporton KosovaPress.

Ideja e këtij filmi të shkurtër, krijuesja, profesoresha Lumije Jusufi tha se ishte për të parë kontaktet gjuhësore dhe ndikimi i migrantëve.

“Faktorët e jashtëm gjithmonë janë lidhur me ndryshimet kulturore ose shoqërore, por të gjitha kontaktet gjuhësore ka qenë ajo qasja që kam pasur unë tek projekti në fjalë. Kontaktet gjuhësore unë i shoh si zhvillime të jashtme, me ndryshimin kulturor dhe shoqëror. Ideja ishte për të parë kontaktet gjuhësore jo vetëm të migracionit që është e natyrshme por ndikimi i tyre që sjellin këta migrant përmes një tipi specifik të migracionit”, tha Jusufi.

Jusufi tha se çdo term ndaj migrantëve kritikohej.

Emri i projektit “gurbetqars” mbeti nga mënyra se si quhen migrantët në Kërçovë.

“Gjatë projektit që nuk ka qenë vetëm në Kërçovë, në gjithë sferën shqiptare për t’i përpiluar pyetësorin si t’i quajmë këta njerëz. Gurbetqarë kritikohej, migrantë, mërgimtarë kritikohej, për çdo termë që zgjidhja kritikohej. Unë jam rritur në Kërqovë dhe me atë gurbetqarë pa reflektuar mbi termin që përdorim ne dhe aty lindi ideja”, tha ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026