Kulturë
Kastrati: Nexhmije Pagarusha na bëri të gjithëve bashkë
Sot në Pagarushë të Malishevës, u përurua busti i Bilbilit të Kosovës, mbretëreshës së këngës shqipe, apo primadonës së melosit popullor shqiptar, Nexhmije Pagarushës. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka folur për mbretëreshën e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, për vlerat e saj artistike dhe kombëtare, për dashurinë e saj ndaj vendlindjes dhe mbi të gjitha për vlerat e zërit të saj, që vendlindjes i dha përmasa ndërkombëtare. Ai foli edhe për jehonën dhe vlerat e këngëve të kënduara nga “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha, vlera të cilat bënë muzika shqipe dhe zëri i saj, të marrin përmasa botërore. Edhe ambasadori Minxhozi, në fjalën e tij, foli për takimet që kishte me “Mbretëreshën e muzikës shqiptare”, Nexhmije Pagarusha, për dashurinë që ajo kishte për vendlindjen. Ndryshe, në këtë ceremoni të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Kastrati dhe në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë, morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, personalitete të kulturës e artit, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë të shumtë, të cilët paraprakisht kanë bërë nderime te varri i saj dhe më pas e kanë përuruar bustin, për të vazhduar me një koncert në Malishevë, me artistë të njohur të skenës së muzikës shqiptare. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim Përurohet busti i bilbilit të këngës shqipe Nexhmije Pagarusha - KosovaPress
Më shumë nga Kulturë
Total: 279
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024