Spanja, Irlanda dhe Sllovenia bojkotojnë Eurovisionin, nuk e transmetojnë atë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Spanja, Irlanda dhe Sllovenia bojkotojnë Eurovisionin, nuk e transmetojnë atë
Eurovision 11
12/05/2026 - 11:56
Linku u kopjua

Tre televizione publike evropiane nga Spanja, Irlanda dhe Sllovenia kanë njoftuar bojkotimin e Eurovision Song Contest të 70-të, duke mos e transmetuar atë.

Konkursi është përfshirë në polemika për shkak të kërkesave nga disa vende që Izraeli të përjashtohet për shkak të luftës në Gaza. Edhe vitin e kaluar, Spanja, Irlanda, Sllovenia, Islanda dhe Holanda kishin paralajmëruar bojkot të edicionit 2026 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Megjithatë, Islanda dhe Holanda do ta transmetojnë garën në TV, ndonëse nuk marrin pjesë.

Sipas rrjetit gjerman të lajmeve DW, Sllovenia ka njoftuar se në vend të Eurovisionit do të transmetojë programin “Zërat e  Palestinës”, Irlanda do të shfaqë një episod special të serialit “Father Ted”, ndërsa Spanja do të organizojë një program muzikor të vetin “The House of Music”, transmeton KosovaPress.

Në të kaluarën, Rusia u përjashtua nga Eurovisioni pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, kur Ukraina fitoi garën. Në vitin 2025, Izraeli doli i dyti, por u akuzua për manipulim të votës publike, gjë që organizatorët e mohuan.

Eurovision organizohet çdo vit nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe ndiqet nga rreth 160 milionë shikues në mbarë botën. Konkursi është i njohur për performanca spektakolare dhe skenografi të veçanta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026