Bienalja e Venecias hapet pa juri, kontestohet pjesëmarrja e Rusisë dhe Izraelit
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bienalja e Venecias hapet pa juri, kontestohet pjesëmarrja e Rusisë dhe Izraelit
Bienalja 1
15/05/2026 - 13:03
Linku u kopjua

Tensionet gjeopolitike kanë dominuar Bienalen e Venecias, e cila hapet të shtunën në një nga edicionet më të kontestuara të viteve të fundit. Nuk do të jepen “Golden Lions” pasi juria u tërhoq në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit dhe Rusisë, ndërsa jashtë pavijoneve u zhvilluan protesta të forta.

Vizitorët në Giardini dhe Arsenale do të votojnë për pavijonin më të mirë dhe për pjesëmarrësin më të mirë të ekspozitës “In Minor Keys”, në stil Eurovisioni; fituesit shpallen më 22 nëntor. Para hapjes, pati përplasje mes protestuesve pro-Palestinës dhe policisë, ndërsa grupe nga Ukraina, Rusia dhe Palestina organizuan aksione simbolike në pavijone të ndryshme.

Ekspozita kryesore “In Minor Keys”, e kuruar nga e ndjera Koyo Kouoh, bashkon 110 artistë dhe thekson perspektivat e margjinalizuara, me vepra që variojnë nga kultura afro-amerikane e New Orleansit deri te instalacione kolektive të vazhdueshme.

Ndërsa pavijoni i Republikës së Kosovës prezanton Hard Teeth (Dhëmbë të Fortë), një vepër pikturore që reflekton mbi luftën, zhvendosjen dhe kontrollet burokratike. Vepra u realizua nga artisti Briliant Milazimi dhe është kuruar nga Jose Ersparza Chong Cuy.

Pavijoni britanik i Lubaina Himid trajton migrimin dhe ndërtimin e identitetit përmes pikturave të emigrantëve; Pavijoni i Vatikanit ofron një hapësirë shpirtërore me muzikë mistike të Shën Hildegardit të Bingenit; Pavijoni austriak përdor performancë provokuese dhe ujë të filtruar nga kanalizimet për të kritikuar turizmin masiv; ndërsa Pavijoni i Izraelit paraqet një instalacion meditativ mbi dashurinë dhe luftën, në sfond debatesh për bojkot. Pavijoni estonez fokusohet në punën e përditshme artistike si akt feminist dhe proces të vazhdueshëm krijues, shkruan AP, përcjell KosovaPress.

Edicioni shënohet nga polarizim i fortë politik dhe ndërhyrje të drejtpërdrejta të konfliktit global në art bashkëkohor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026