Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” nga 18 deri më 24 maj, Kurti priti përfaqësuesit e tij
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” nga 18 deri më 24 maj, Kurti priti përfaqësuesit e tij
Fest1234
30/04/2026 - 18:11
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin e Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha”, Zijad Mehiq, së bashku me drejtorin e Art Image, Ilir Bytyqi, dhe koordinatoren Valentina Cenaj.

“Në takim u diskutuan përgatitjet për edicionin e sivjetmë të festivalit, i cili do të mbahet nga data 18 deri më 24 maj në Prishtinë, me pjesëmarrje nga shtete të rajonit dhe më gjerë. U theksua rëndësia e këtij organizimi për zhvillimin e teatrit, promovimin e kulturës dhe forcimin e bashkëpunimit artistik ndërmjet vendeve të rajonit.

Ky vit shënon një jubile të rëndësishëm për festivalin – 10-vjetorin e themelimit – duke e konsoliduar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend dhe në rajon.

Kryeministri vlerësoi kontributin e organizatorëve në ndërtimin e një platforme që jo vetëm afron artistët dhe profesionistët e teatrit nga rajoni, por krijon ura bashkëpunimi që e lidhin rajonin me skenën ndërkombëtare.

Në përmbyllje, u theksua se festivale të tilla janë dëshmi e fuqisë së kulturës për të tejkaluar kufijtë, për të nxitur dialogun dhe për të forcuar lidhjet mes shoqërive – fillimisht në rajon, e më pas edhe me botën”, thuhet në njoftimin nga Zyra e kryeministrit në detyrë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026