Kinemaja italiane vjen në Prishtinë, tre filma, tri histori që nuk duhen humbur
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kinemaja italiane vjen në Prishtinë, tre filma, tri histori që nuk duhen humbur
Posteri1
20/04/2026 - 12:38
Linku u kopjua

Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, organizon në Kino Armata ciklin Italian Screens, një përzgjedhje filmash të rinj italianë që sjellin histori bashkëkohore dhe përvoja të ndryshme filmike.

Nga 21 deri më 23 prill, publiku në Prishtinë do të ketë mundësinë të ndjekë tre filma të ndryshëm për nga tematika dhe stili, që pasqyrojnë emocione, dilema dhe rrëfime njerëzore nga Italia e sotme.

Filmat do të shfaqen në Kino Armata, në gjuhën italiane me titra në anglisht, ndërsa hyrja është falas.

Programi:

E martë, 21 prill, ora 19:00 – La Grazia nga Paolo Sorrentino

Një president në fund të mandatit përballet me zgjedhje të vështira mes detyrës dhe jetës personale. Një dramë e fuqishme dhe elegante.

E mërkurë, 22 prill, ora 19:00 – Un anno di scuola nga Laura Samani

Një klasë vetëm me djem ndryshon krejtësisht kur vjen një vajzë e re. Një histori e ndjerë për rritjen, miqësinë dhe zgjedhjet.

E enjte, 23 prill, ora 19:00 – Fuori nga Mario Martone

Pas daljes nga burgu, një grua përpiqet të rindërtojë jetën dhe identitetin e saj. Një rrëfim intim dhe emocional mbi lirinë dhe vetveten.

Tri mbrëmje, tri përvoja të ndryshme, një mundësi për të përjetuar kinemanë italiane në ekran të madh.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026