Shqipëria performon në finalen e 16 majit e pesta, vlerësohet interpretimi energjik i Alis Kallaçit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shqipëria performon në finalen e 16 majit e pesta, vlerësohet interpretimi energjik i Alis Kallaçit
alis
15/05/2026 - 22:36
Linku u kopjua

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet të shtunën më 16 maj dhe Shqipëria, e përfaqësuar me këngën “Nan” të Alis Kallaçit, do të performojë e pesta në renditje.

Këngëtari nga Shkodra, i cili na dhuroi një performancë spektakolare mbrëmjen e së enjtes me një interpretim vokal të fuqishëm dhe tepër emocional, shkruan në Instagram: “Ne jemi në finalen e madhe. Ende nuk mund ta besoj që është e vërtetë. Faleminderit Europë. Nesër do të japim gjithçka edhe një herë.”

Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili, në një postim në rrjetet sociale shkruan se kualifikimi në finale është rezultat i talentit dhe përkushtimit të Alisit, por edhe i punës së stafit të RTSH-së.

“Pas performancës së Alis në Eurovizion ka një punë kolosale që nis një ditë pas përfundimit të festivalit të këngës. Përgatitja për në skenë të Eurosong është një super sfidë, që nga procedurat tek standardizimi i këngës, prodhimi i videove, kostumeve, realizimi i turit e deri tek kurimi i çdo detaji skenik. Një bravo për ta, një lodhje e shpërblyer. Prania e ikonës së skenës Rajmonda Bulku i shtoi kaq shumë shije interpretimit të ‘Nan’ dhe kimia me Alis ishte kaq e bukur”, shkruan drejtoresha e RTSH-së, Eni Vasili.

Edhe Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një story të postuar në Instagram, ka vlerësuar performancën dhe interpretimin energjik të Alis Kallaçit.

Rrjeti prestigjioz britanik BBC e ka vlerësuar “Nan” si një këngë me mesazh të fuqishëm.

Alis mbizotëroi skenën e Eurovizionit me një performancë emocionale dhe të paharrueshme.

Performanca e këngës shqiptare, e cila i dedikohet figurës së nënës, ka marrë vëmendje pozitive ndërkombëtare ndërsa artistit i duhet mbështetja masive përmes votave nga diaspora shqiptare dhe shtetet e tjera evropiane për të arritur sukses në finalen e madhe të 16 majit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026