Festivali i Filmit në Kanë ka hapur siparin në rivierën franceze, duke e kthyer sërish Kanën në qendrën botërore të kinemasë, modës dhe industrisë së argëtimit, sipas “Observer”.
Edicioni i 79-të i festivalit nisi zyrtarisht më 12 maj dhe do të zgjasë deri më 23 maj, me premierat më të mëdha ndërkombëtare, tapetin e kuq dhe garën për çmimin prestigjioz “Palma e Artë”.
Festivali u hap me premierën botërore të filmit “The Electric Kiss” të regjisorit Pierre Salvadori, një dramë e vendosur në Parisin e vitit 1928, që ndjek historinë e një piktori të zhytur në dhimbje pas humbjes së bashkëshortes, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.
Një nga momentet më të forta të natës ishte nderimi i regjisorit Peter Jackson me çmimin Palma e Artë e Nderit, për kontributin e tij në kinemanë botërore.Më pas trilogjia u kthye në sukses monumental, duke fituar 17 çmime “Academy Awards” dhe duke gjeneruar afro 3 miliardë dollarë në arkëtime globale.
Çmimi u dorëzua nga aktori Elijah Wood, i cili tha se jeta e tij ndryshoi përgjithmonë pasi mori rolin e Frodos.
Mes filmave më të shumëpritur në garë janë “Fatherland” me Sandra Hüller, “Paper Tiger” me Adam Driver dhe Scarlett Johansson, si dhe filmi i ri i Pedro Almodóvar, “Amarga Navidad”.
Momenti më simbolik erdhi kur Jane Fonda doli në skenë përkrah aktores kineze, Gong Li për të shpallur hapjen e festivalit.
Fonda theksoi fuqinë e kinemasë si formë e rezistencës dhe lirisë krijuese, duke deklaruar se “zërat në ekran, jashtë ekranit dhe në rrugë janë më të rëndësishëm se çdo gjë”.
Pyetja që tashmë dominon festivalin është: cili nga 22 filmat do të fitojë këtë vit “Palmën e Artë”?