Video
“Zbardhet toka”, protesta para Ministrisë së Bujqësisë - fermerët kërkojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti
Fermerët e pakënaqur të qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit. Ata po derdhin qumështin në tokë teksa po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, pasi tash e katër ditë është ndaluar përkohësisht grumbullimi i qumështit, duke paraprirë mbylljen e përkohshme të qumështores Vita. Rifillimi i menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore dhe kthimi i çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave, janë tri kërkesat e tyre. Gjatë protestës, fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë “me dinjitet dhe respekt”. Ndërsa u tha po ashtu se “qumështi i Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë”.
Më shumë nga Video
Total: 567
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026