Shoqata e Miqësisë së Amerikës ka shënuar të shtunën 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një aktivitet festiv të organizuar pranë shtatores së ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë.
Aktiviteti, që sipas organizatorëve tashmë është bërë tradicional, këtë vit u zhvillua në një format të ri përmes ceremonisë së nderimit të flamurit amerikan.
Me rastin e jubileut, Shoqata prezantoi edhe një foto-ekspozitë të veçantë me fotografi ekskluzive të vendosura në korniza dhe të shoqëruara me mesazhe dedikuese. Po ashtu, qytetarëve iu shpërndanë kartolina të plastifikuara të përgatitura posaçërisht për këtë përvjetor, me portretet e tre ish-presidentëve amerikanë, George H. Ë. Bush, Bill Clinton dhe George Ë. Bush.
Kryetari i Shoqatës Miqësisë së Amerikës, Agim Rexhepi falënderoi policinë, zjarrfikësit dhe FSK-në për bashkëpunimin, duke uruar të gjithë qytetarëve amerikan përvjetorin e pavarësisë.Ai foli edhe për ekspozitën me fotografi e cila ishte paraqitur aty, duke thënë se kanë dashur tëdërgojnë mesazhe edhe me fotografi.
Etem Ferizi, i cili jeton në Gjermani tash e 34 vjet, thotë se mos ishin Clinton, Blair, Hillary, Albright e të tjerët, shqiptarët nuk ishin askund.
“Është e mrekullueshme. Erdhëm për të parë Kosovën sot, 4 Korrikun, dhe pastaj për të gjetur statujën e Bill Clinton dhe thjesht për të parë të gjithë këta njerëz që qëndrojnë përreth dhe festojnë. Më në fund më bën të ndihem pak krenare që jam amerikane tani, sepse me gjërat që po ndodhin në vendin tim, nuk jam gjithmonë aq krenare për atë që kemi bërë. Por fakti që ne në një farë mënyre e ndihmuam Kosovën dhe e kemi krijuar këtë vend tani, mendoj se është vërtet e veçantë të jem këtu. Pra, kur ndaluam dhe pamë të gjitha këto, isha shumë e emocionuar për të festuar pak Amerikën”, tha ajo.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti ndërkombëtar, miku i kombit shqiptar, i cili nëse s'gaboj, na ka përkrahur, na ka ndihmuar për të fituar pra shtetin e dytë shqiptar, Republikën e Kosovës e cila ka kushtetutë laike”, tha ai.
Ilirida Ismaili Galabri, e cila është poete tha se aktivitete të tilla duhet të ketë më shumë.