Në Obiliq u vu gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në Obiliq u vu gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare
pamje kurti obiliq 030726678
03/07/2026 - 16:34
Linku u kopjua

Investimi në Qendrën e re kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq synon të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore në komunë, tha kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kësaj qendre.

Ai tha se projekti ka rëndësi të madhe për qytetarët dhe se ndërtimi përfaqëson vetëm fazën e parë të zhvillimit të qendrës, duke paralajmëruar edhe faza të tjera në të ardhmen.

“E kam një emocion të veçantë për sot. Sot po e fillojmë gurthemelin e QKM-së, objekt që është shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë. Është faza e parë dhe do të vazhdojmë edhe fazat e tjera, prandaj sot kam nderin që këtë gurthemeli ta vendosim së bashku me kryeministrin dhe Ministrinë e Shëndetësisë”, u shpreh Thaçi.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të projektit theksoi rëndësinë e investimit dhe afatet e realizimit të tij.

“Porsa pamë projektin, i cili na dëshmon se sa moderne do të jetë Qendra kryesore e mjekësisë familjare këtu në Kastriot. Mësuam edhe që sipërfaqja e gjithmbarshme do të jetë dy mijë e dyqind e pesëdhjetë metra katror, ndërsa punimet nga dita e sotme kur po e vendosim gurthemelin do të përfundojnë jo më larg se brenda dy viteve, pra në fillimverën e vitit 2028 është afati i fundit kur do të jetë e përmbyllur realizimi i qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Kastriot. Më shpejt se kaq – bën, më shumë nuk bën, dhe e falënderojmë operatorin ekonomik që do të punojë me dinamikë të shtuar në mënyrë që gjithçka të bëhet sa më shpejt, meqenëse tepër gjatë, për gati tri dekada, komuna e Obiliqit në Kosovën e pasluftës e ka pritur një objekt të tillë, i cili do të përbëhet edhe prej infrastrukturës moderne, por edhe prej pajisjeve të teknologjisë mjekësore që do të plotësojnë.” u shpreh Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026