Liqeni artificial në Mitrovicë konsiderohet të jetë një nga bukuritë kryesore të pjesës së afërt urbane të këtij qytetit.
Prejse u bë ai, rreth një dekadë më parë, mitrovicasit, pos që krenoheshin me të, edhe kalonin shumë kohë të kjo hapësirë e komunës që ndodhet afër stadiumit Adem Jashari.
Kjo për faktin se pamja e Liqenit, sidomos pjesa me ujë, ka ndryshuar, jo për të mirë.
Ai është mbushur me barishte, që kanë rrënjë nën ujë, e për pasojë edhe me mbeturina.Kjo gjendje ka nxitur përplasje mes opozitës dhe ekzekutivit komunal për mënyrën e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së liqenit.
Shefi i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, Shkëlqim Ibrahimi, ka kritikuar qeverisjen lokale për mungesë të ndërhyrjes dhe mirëmbajtjes në këtë zonë.
Por, lideri komunal i PDK-së thotë se komuna duhet të respektojë kontratën ekzistuese dhe të mos thirret në gjendjen e trashëguar.
Zëdhënësi i komunës ka thënë se barishtet në Liqenin Akumulues janë dukuri natyrore dhe jo pasojë e ndërhyrjes njerëzore.
Ai bëri të ditur se pastrimi i Liqenit Akumulues po realizohet me pajisjet ekzistuese, përmes dy anijeve të dedikuara për këtë qëllim, por sipas tij ndërhyrja mbetet e kufizuar për shkak të kushteve teknike.
Mjeti është prezantuar si investim shtesë për mirëmbajtjen e liqenit dhe si vlerë e shtuar për pastrimin e mbeturinave në këtë hapësirë ujore, mjet ky që dje është parë teksa pastronte.

