“Zbardhet toka”, protesta para Ministrisë së Bujqësisë - fermerët kërkojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Zbardhet toka”, protesta para Ministrisë së Bujqësisë - fermerët kërkojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti
06/07/2026 - 13:58
Linku u kopjua
Fermerët e pakënaqur të qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.
Ata po derdhin qumështin në tokë teksa po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, pasi tash e katër ditë është ndaluar përkohësisht grumbullimi i qumështit, duke paraprirë mbylljen e përkohshme të qumështores Vita.
Rifillimi i menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore dhe kthimi i çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave, janë tri kërkesat e tyre.
Gjatë protestës, fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë “me dinjitet dhe respekt”. Ndërsa u tha po ashtu se “qumështi i Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë”.