Ky vend i vogël evropian ka plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra – por është shumë më i lirë, shkruan Stacey Leasca në një artikull të botuar në “Travel+Leisure”, përcjell atsh, tyransmeton KosovaPress.
“Ndërsa ecja me kujdes mbi shkëmbinj, përpara meje shtrihej deti me ujë të ngrohtë dhe ngjyrë blu të kristaltë. U futa ngadalë në ujë, duke ndier qetësinë që e rrethonte gjithë bregun. Ngrita sytë drejt qiellit, i cili kishte të njëjtën nuancë blu si deti, dhe dëgjoja vetëm rrahjet e zemrës sime. Mbylla sytë dhe u zhyta nën ujë, duke kuptuar në atë moment se parajsa kishte edhe një emër tjetër: Shqipëri!”
Por në vend që të vizitonim vetëm plazhet e famshme, vendosëm të udhëtonim edhe në brendësi të vendit dhe të shihnim kryeqytetin, Tiranen, për të kuptuar më mirë se si ishte në të vërtetë ky vend.
Dhe na pëlqeu çdo pjesë e tij – pothuajse po aq sa edhe atyre që jetojnë aty.Shqipëria po përjeton një rritje të madhe të turizmit, pasi gjithnjë e më shumë njerëz po zbulojnë bukurinë e saj të paprekur – si dhe çmimet relativisht të përballueshme.
“E njohur për detin e saj blu të kristaltë, natyrën e paprekur dhe vendet historike, nuk është çudi që Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve”, tha Taib Dzemidzic, një drejtues lokal i tureve turistike “Flash Pack”.
Qytetet që duhen vizituar
Kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë është një destinacion që nuk duhet humbur.
Vizitoni një ose më shumë nga muzetë e tij mbresëlënës, darkoni në kafenetë plot jetë dhe pini një koktej në “Nouvelle Vague”, një nga baret që përfshihet në listën e “World’s 50 Best Bars”.
Berati
I njohur si “Qyteti i Një Mbi Një Dritareve”, Berati është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe është ideal për një udhëtim njëditor nga Tirana.
Një nga vendet që nuk duhet humbur është Kalaja e Beratit – nga ku mund të shijoni edhe një pamje panoramike të qytetit.
ShkodraKjo qendër kulturore është shtëpia e Kalasë së Rozafës, një kështjellë mbi kodër që daton të paktën 1000 vjet më parë.
Qendra historike ofron kafene plot hijeshi dhe muze si, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, i cili ruan një koleksion të jashtëzakonshëm fotografish që tregojnë historinë e Shqipërisë.
Eksploroni natyrën në Parkun Kombëtar të Thethit, në Alpet Shqiptare.
Parku është relativisht i vogël, me pak më shumë se 10 milje katrorë, por ka një biodiversitet të jashtëzakonshëm, përfshirë rreth 50 specie zogjsh.
Vizitoni
Udhëtoni drejt jugut, pranë fshatit Muzinë, për të parë Syrin e Kaltër, një burim natyror me një nga ujërat më blu në botë.
Në fakt, Syri i Kaltër është një shpellë rreth 50 metra e thellë, që krijon një qendër të errët si bebëz e syrit, e rrethuar nga ujëra blu të ndezur.
Për më tepër, uji është jashtëzakonisht i ftohtë dhe noti mund të vështirësojë shijimin e ngjyrave të mrekullueshme që duken më mirë nga zona përreth.
Ecje në “Qytetin e Gurtë”Gjirokastra, e njohur si “Qyteti i Gurtë” është një destinacion i domosdoshëm për adhuruesit e historisë.
Ky qytet i mbrojtur nga UNESCO filloi me ndërtimin e një kështjelle në shekullin IV dhe u zhvillua në një qytet të vogël deri në shekullin e XIX.
Njihuni më shumë me historinë e Shqipërisë në Muzeun Arkeologjik Kombëtar.
Plazhet më të bukura
Plazhet i Ksamilit
Këtu do të gjeni plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra turkeze.
Në zonën e hoteleve, vizitorët zakonisht përdorin plazhin përballë akomodimit ose paguajnë një tarifë të vogël për shezlongë dhe çadra në plazhet përreth.
Dhërmiu
Rreth dy orë në veri të Ksamilit ndodhet një tjetër destinacion spektakolar bregdetar.Këtu do të gjeni gjithashtu ambiente si restorante dhe tualete, duke e bërë të lehtë që të kaloni gjithë ditën duke pushuar në bregdet.
Plazhi i Jalës
Ujërat e qeta e bëjnë ideal për not dhe zhytje.
Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë
Sipas ekspertëve të turizmit, periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është pranvera – nga prilli në qershor – dhe fillimi i vjeshtës, nga shtatori në tetor.
Temperaturat zakonisht variojnë nga rreth 20 deri në 30 gradë Celsius.
Megjithatë, sezoni i verës në korrik dhe gusht ka edhe avantazhet e tij: një atmosferë festive në plazhe, me muzikë dhe aktivitete që zgjasin gjithë ditën dhe natën.
Vizitorët mund ta planifikojnë udhëtimin edhe në përputhje me evente të rëndësishme si, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, në vjeshtë ose Festivali South Outdoor, në fund të pranverës.
Nëse koha përkon, mund të merrni pjesë edhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës – një festival i madh folklorik që zhvillohet zakonisht çdo pesë vjet në qytetin historik të Gjirokastrës (hera e fundit u mbajt në vitin 2023).