Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një nga eventet më prestigjioze globale të industrisë së Real Estate, i mbajtur në Cannes, Francë, ku çdo vit mblidhen zhvillues, investitorë dhe liderë të sektorit nga e gjithë bota.
Gjatë eventit, projekti tërhoqi vëmendje si një nga zhvillimet strategjike në Rivierën Shqiptare, duke ofruar një vizion të ri për zhvillimin urban dhe turistik të qytetit të Vlorës. Interesi i pjesëmarrësve u fokusua veçanërisht tek modeli urban miks i zhvillimit, i cili kombinon marinën e parë të klasit botëror në Shqipëri me një rezidencë moderne me apartamente premium buzë detit, hotelin e parë Marriott në bregdetin shqiptar, rezidenca të branduara si dhe një gamë të plotë njësish shërbimi dhe retail në një destinacion të vetëm.


Sipas organizatorëve të pavijonit shqiptar, interesi i pjesëmarrësve ndaj projekteve shqiptare ishte i jashtëzakonshëm, duke forcuar më tej pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion në rritje për investime strategjike dhe zhvillim turistik në arenën ndërkombëtare.
Në kuadër të eventit u zhvilluan gjithashtu një sërë takimesh dhe diskutimesh me partnerë potencialë dhe aktorë të rëndësishëm të tregut ndërkombëtar, ku u prezantua jo vetëm koncepti i projektit, por edhe fazat e zhvillimit dhe mundësitë e investimit.
MIPIM konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për industrinë e pasurive të paluajtshme, ku liderët e sektorit diskutojnë strategjitë, investimet dhe partneritetet që formësojnë të ardhmen e zhvillimit urban. Në edicionin e këtij viti morën pjesë mbi 20,000 profesionistë nga më shumë se 90 vende, si dhe mbi 2,400 kompani, të cilat prezantuan projektet dhe iniciativat më të reja në zhvillimin urban dhe investimet në Real Estate.
