Mësohet kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës
Botërori 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mësohet kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës
New Project - 2026-06-16T161836.102
16/06/2026 - 18:20
Linku u kopjua

Është hedhur shorti për rrethin e parë kualifikues të UEFA Conference League për edicionin 2026/27, ku skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin e saj të parë.

Suharekasit do të përballen me ekipin nga Uellsi, Connah's Quay Nomads, në një duel ku shihen si favoritë në letër për të kaluar tutje. Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 9 korrik, ndërsa ato të kthimit pas një jave, më 16 korrik.

Sa i përket klubit kundërshtar, Connah's Quay Nomads është një skuadër që bën gara në elitën e futbollit të Uellsit (Cymru Premier). I themeluar në vitin 1946, ky klub ka arritur të fitojë dy herë titullin kampion në vendin e tij (në vitet 2020 dhe 2021).

Ndonëse kanë përvojë në kualifikimet evropiane, Ballkani me përvojën e tij të madhe të viteve të fundit në fazat e grupeve synon ta kalojë pa problem këtë pengesë të parë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026