Trump thotë se Rusia 'duhet të bëjë një marrëveshje' me Ukrainën
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump thotë se Rusia 'duhet të bëjë një marrëveshje' me Ukrainën
Donald Trump 16
Foto Arkiv
16/06/2026 - 17:33
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se Rusia “duhet të bëjë një marrëveshje” me Ukrainën, duke theksuar se të dyja palët kanë humbur “një numër të jashtëzakonshëm njerëzish” në luftë që nga viti 2022.

“E gjithë kjo është qesharake”, tha Trump për luftën Rusi-Ukrainë. “Pra, po, do të bëj çfarë të mundem.”

Të dyja palët kanë humbur kaq shumë ushtarë, “nuk ka ndodhur diçka e tillë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Trump, duke iu referuar viktimave nga të dyja palët.

“Rusia ka humbur një numër të jashtëzakonshëm njerëzish, dhe po kështu ka humbur edhe Ukraina. Muajin e kaluar, ata humbën 35,000 ushtarë midis të dyjave. Kjo është në baza mujore. Ata kishin mesatarisht 25,000 njerëz, kryesisht ushtarë, njerëz të rinj, të bukur, dhe është çmenduri ajo që po ndodh atje.”

"Fola me Presidentin Putin të dielën, pak a shumë e njëjta gjë, ata thjesht vazhdojnë, vazhdojnë të luftojnë, duke humbur ushtarë, ata humbasin kaq shumë ushtarë", shtoi Trump, shkruan AA, përcjell KosovaPress.

Trump tha se pati një takim "shumë të mirë" me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy më herët të martën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026