Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Francës dhe Senegalit në kuadër të Kampionatit Botëror, ku skuadrat kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura 0:0.
Ndonëse pritej një dominim nga francezët, 45 minutat e para treguan një lojë krejtësisht tjetër.
Franca u shfaq pothuajse e pafuqishme dhe jo shumë aktive në fazën e sulmit, duke mos arritur të ndërtojë aksione të rrjedhshme. Lojtarët e vijës së përparme nuk po arrijnë të lidhen mirë mes vete, gjë që la hapësirë për Senegalit që të rrezikojë seriozisht, ku vlen të veçohet shtylla e goditur nga Nicolas Jackson në minutën e 25-të.
Sipas statistikave zyrtare të platformës Flashscore, ajo që bie më së shumti në sy është izolimi i yllit kryesor, Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez ka pasur më së pakti prekje të topit nga të gjithë lojtarët në fushë gjatë kësaj pjese të parë, duke u bllokuar mjaft mirë nga mbrojtja senegaleze.
KosovaPress