BQK nënshkruan memorandum me Bankën Qendrore të Emirateve, përfshihet edhe bankimi me parime islame
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
BQK nënshkruan memorandum me Bankën Qendrore të Emirateve, përfshihet edhe bankimi me parime islame
bqk emirate 1
16/06/2026 - 17:42
Linku u kopjua

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum Mirëkuptimi me Bankën Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (CBUAE) që synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e ekspertizës në sektorin financiar ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua në Abu Dhabi nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Emirateve, Khaled Mohamed Balama.

Sipas komunikatës së përbashkët, memorandumi parasheh avancimin e bashkëpunimit në fushat e mbikëqyrjes dhe rregullimit financiar, politikës monetare, teknologjisë financiare, stabilitetit financiar....

Një nga aspektet e veçanta të marrëveshjes është edhe shkëmbimi i përvojave në fushën e bankimit me parime islame, krahas mbrojtjes së konsumatorëve financiarë, edukimit financiar, mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Emirateve, Khaled Mohamed Balama, tha se memorandumi vjen në një periudhë transformimesh të shpejta në sektorin financiar global dhe synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve mbikëqyrëse përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira.

Ndërkaq, guvernatori Ahmet Ismaili e cilësoi këtë si moment historic për BQK-në dhe Republikën e Kosovën nënshkrimin e memorandumit të parë të këtij lloji ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se ai përfaqëson do të ndikojë në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe modernizimin e sektorit financiar të vendit

Sipas tij, marrëveshja do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026