Biznes
Rritet numri i turistëve në Kosovë, kjo komunë me numrin më të lartë të vizitorëve
Në gusht të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 76 mijë e 898, prej tyre 40,8%, ishin vendorë dhe 59,1%  ishin të jashtëm. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin gusht të vitit 2023 (sa ishin 71 232 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 8,0%. “Numri i net-qëndrimeve ishte 161 848, prej tyre 42,2% nga vendorët dhe 57,7% nga të huajt”, thuhet në raport. Sipas ASK-së numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 13 mijë e 439 vizitorë dhe më 35 466 net-qëndrime. Më tej thuhet se sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Gusht 2023) ka ulje të vizitorëve për 0,5%. Në total ishin 45 498 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra, SHBA etj.
Më shumë nga Biznes
Total: 484
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024