Lansohet Rrjeti për inteligjencë kundër pastrimit të parave në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
hekuranii
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Njësia për Inteligjencë Financiare bashkë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar me Qeverinë e Kosovës kanë lansuar Rrjetin e përbashkët të inteligjencës kundër pastrimit të parave të Kosovës (JMLINK).

Flutura Blakçori Xërxa nga Njësia për Inteligjencë Financiare tha se ky rrjet është ndër kriteret kryesore për luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit.

Ajo tha se rruga përpara është e gjatë por me punë të vazhdueshme e me integritet do të kenë rezultate.

Ministri i Financave, Punws dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se krijimi i këtij rrjeti  është hap i rëndësishëm në përmbushjen e prioriteteve si qeverie për luftimin e pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe financimit të terrorizmi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ky projekt do t’i forcoj aftësitë për të adresuar kërcënime që vijnë nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.

Sveçla theksoi se Kosova mbetet e sfiduar nga financimi i terrorizimit dhe ky rrjet do ta vendos Kosovën në pozicion më të  fuqishëm për parandalimin e këtyre krimeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024