Kryetarët e komunave takohen me Kurtin, Krasniqi: Kahe mori tema për Kontratën Kolektive
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Pas takimit të shtatë me radhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarëve të Komunave të Kosovës, i cili zgjati mbi një orë, ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi tha se tema e cila mori më shumë vëmendje në diskutim ishte Kontrata Kolektive.
Ndërkaq, dy tema të tjera për të cilat u fol në këtë takim ishin Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar” dhe “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”.
Në një prononcim për media pas takimit, Krasniqi tha se problematika me Kontrata Kolektive ka një adresë specifike që buron që nga data 2017 kur ka filluar nënshkrimi i saj.
Meqë mediat u lejuan të merrnin pjesë vetëm në fillim të takimit në fjalimet kryesore dhe më pas u mbajt i mbyllur, disa kryetarë lëshuan takimin dhe shprehën pakënaqësi për mos transparencë.
Për këtë, ministri Krasniqi tha se nuk mund të komentojë pasi siç thotë ai është praktikë prej takimeve të tjera. Porse shtoi se nëse duhet të bëhen ndryshime, mund të dakordohen për takimet e tjera.
https://kosovapress.com/asociacioni-i-komunave-te-kosoves-kerkon-zgjidhje-per-kontraten-kolektive-keto-jane-humbjet-financiare