Hajdari: Kosova, lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative. Kështu u tha në panelin diskutues të ministrave “Ekonomia kreative në perspektivë”, e organizuar nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se industria kreative në Kosovë është shumë dimensionale falë rinisë që po kontribuon në këtë.

Ajo tha se ky sektor i ekonomisë kontribuon në rritjen ekonomike dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e kulturës.

Ministrja Hajdari potencoi se ka filluar strategjia për specializim të mençur që zbulon katër shtyllat që sjellin më shumë kreativitet.

Ajo theksoi se Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative, derisa çka shtoi se klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci potencoi se kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave.

Ajo tha se nxënësit dhe studentët janë më kreativ sesa vetë politikat e qeverisë.

Në kuadër të këtij paneli, Nagavci tha se kanë përpiluar programe të ndryshme me partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile që të fillojnë shkathtësitë e buta që nga mosha e hershme në nivelin parauniversitar.

Nagavci përmendi dhe janë punësuar këshilltarë për karrierë nëpër shkolla për nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 9.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se jajë bërë ndryshime dhe përmirësime të ligjeve në kuadër të kësaj teme, derisa përmendi Ligjin për Artin dhe Kulturën, Ligjin për të drejtat e autorit si dhe Ligjin e pagave.

Ai potencoi se është rritur paga për pjesën e krijuesve dhe përformuesve.

Çeku tha se financimi për kulturë është në rënie në rajon, porse ka shënuar rritje në Kosovë.

Pjesë e panelit diskutues ishte edhe ekspertja në fushën e ekonomisë kreative nga UNDP, Gokçe Dervishoglu Okandan. Ajo tha se kontributi i qeverive në këtë fushë është relevant.

Ndërkaq, drejtoresha e Future by Lund nga Universiteti i Lundit, Charlotte Lorentz Hjorth tha se që nga viti 2017 është vendosur që ky universitet të jetë pjesë e partneritetir të BE-së për të pasur një ekosistem, inovacion të disiplinave të ndryshme të fushës ekokreative.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024