Hajdari: Kosova nuk përfaqësohet më me UNMIK në CEFTA
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Kosova nuk përfaqësohet më me UNMIK në CEFTA. Sipas ministres Hajdari, në këtë drejtim, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut.
Pas mbledhjes së Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, në një konferencë për media bashkë me këshilltarin e Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ministrja Hajdari ka thënë se pas 13 viteve Kosova për herë të parë zyrtarisht ka marrë një inciativë për të rregulluar përfaqësimin e saj në mekanizimin CEFTA.
“Ju njoftojmë se përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA, dhe kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta, konsistencës, dhe përkushtimit të Kosovës për të rregulluar pozicionin e saj në këtë mekanizëm dhe nga sot në takimet e komiteteteve të përbashkëta, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”, tha Hajdari.