HANDIKOS ka mirëpritur rritjen e pensioneve për grupet e personave me aftësi të kufizuara, por, ka kërkuar sqarim nga Ministria e Financave për pensionet e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.
Sipas HANDIKOS totali i pensionit për këto grupe do të duhej të ishte 450 euro e jo 430 euro siç i ka publikuar kjo ministri.
Kërkesë për sqarim nga MFPT rreth rritjes prej 20% të pensioneve për grupet e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë;
HANDIKOS ka mirëpritur rritjen e pensioneve për grupet e personave me aftësi të kufizuara, ndonëse konsiderojmë që kjo do të duhej të bëhej në bazë të ndonjë vlerësimi të nevojave të grupeve të shoqërisë dhe jo në mënyrë lineare për të gjithë, pasiqë nevojat janë të ndryshme.
150€ (personi) + 150€ (kujdestari)+ 75€ (barna dhe materiale) = 375 €
Ndërsa tani me këtë rritje, sipas kalkulimeve tona do të duhej të ishte:
150 +20% = 180€ (kujdestari)
75 + 20%= 90€ (barna dhe materiale). Totali 450€ dhe jo 430€.