Wright: Kompani angleze shprehin interesim të investojnë në sektorin e minierave në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Oda e Minierave të Kosovës ka organizuar sot për herë të parë Forumin e Minierave të Kosovës, me qëllim kryesorë afrimin e të gjitha palëve, për të studiuar mundësitë e zhvillimit të industrisë, përmes bashkëpunimeve dhe diskutimeve të hapura. Në këtë forum u tha se një numër i kompanive në Mbretërinë e Bashkuar po investojnë, e po kërkojnë të investojnë në sektorin e minierave të Kosovës.

Drejtori i kësaj ode, Mentor Demi ka thënë se ky forum do të ndikojë në ndryshimin e infrastrukturës ligjore, që sipas tij, në disa raste e pengojnë zhvillimin në këtë industri.

Po ashtu, Sophie Wright nga kreu  i ekonomisë dhe qeverive të programuesve nga Ambasada e Britanike në Kosovë, është shprehur se një numër i kompanive në Mbretërinë e Bashkuar po investojnë, e po kërkojnë të investojnë në sektorin e minierave të Kosovës.

Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj ka shtuar se është e nevojshme edhe zhvillimi i pjesës të industrisë relevante që ndërlidhen me këtë sektorë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024