S’ka më UNMIK, Hajdari: Kosova përfaqësohet nga institucionet e saj në CEFTA
Biznes
Lexohet për: 1 min.
cwqwc
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova nga sot nuk do të përfaqësohet më nga UNMIK-u në CEFTA, por nga institucionet e saja.

Në një konferencë për media ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se pas 13 vjetësh Kosova ka rregulluar këtë çështje përfundimisht në mekanizimin CEFTA.

Hajdari ka theksuar se pas takimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, janë miratuar edhe 13 vendime që ishin dërguar më herët e që ishin në pritje. Ndërsa, sa i përket vendimit të parë, ajo e vlerëson si një rezultat të madh të kësaj qeverisjeje.

Ministrja Hajdari ka thënë se përveç miratimit të kësaj kërkese, 13 vendimet tjera të miratuara përfshijnë qasje të barabartë ekonomike dhe tregtare.

Këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj ka thënë se largimi i UNMIK-ut nga përfaqësimi i Kosovës në CEFTA është arritur falë veprimeve të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.  

Zulfaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në Procesin e Berlinit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024