Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Lipjan është raportuar se një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pas aksidentit me traktorin që ishte duke e vozitur.
Sipas policisë lëndime ka pësuar edhe një pasagjer.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin të cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.