Zgjedhjet 2025
Policia e Kosovës shpalos planin për zgjedhjet parlamentare
Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ policor dhe ka bërë të gjitha planifikimet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Plani operativ ka katër faza - periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,  garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z), periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit. Ndërsa faza e parë pothuajse është realizuar, policia është në fillim të zbatimit të fazës së dytë - krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore, përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Policia paralajmëron se do të ketë procedim të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku janë caktuar zyrtarë/hetues në të gjitha drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm. Po ashtu janë caktuar koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.            Policia fton qytetarët të raportojnë çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor në numrat e telefonit 192, 038 550 999, adresa elektronike [email protected] ose në stacionet më të afërta policore.
Më shumë nga Zgjedhjet 2025
Total: 28
Faqe:
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025