Hoxhaj në Malishevë: Mulla Xhevati, shembull i unitetit kombëtar dhe besimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
enveri
16 orë më parë
Linku u kopjua

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Muzeun e Lëvizjes Gjithëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve dhe Kauzës Kombëtare Shqiptare, të vendosur në xhaminë e fshatit Bubavec, Malishevë.

Në një status në rrjetet sociale, Hoxhaj shkroi:

“Nga Kuvendi i Pajtimit në Bubavec drejt Kuvendit të ardhshëm të Kosovës. Mulla Xhevati i Bubavecit, Malishevë, është një figurë e shquar që ka lënë gjurmë të thella në historinë tonë. Xhamia dhe muzeu i tij pasqyrojnë vlerat dhe sakrificat e tij.”

Gjatë vizitës, Hoxhaj vlerësoi punën dhe përkushtimin e Mulla Xhevatit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të atdheut, besimit dhe fesë. Në video, ai u shpreh:

“Unë të përgëzoj për këtë punë marramendëse që ke bërë. Është vërtet unik. Nuk njoh xhami tjetër në botë që ka integruar muzeun e një lufte për liri dhe pavarësi në mënyrë kaq natyrshme, ashtu siç nuk njoh Hoxhë me profilin tënd. Kur ju shoh juve, më shumë më del Imer Prizreni. Ai ishte fillimisht Hoxhë, e më pas u bë kryeministër i parë i Lidhjes së Prizrenit.”

Hoxhaj nënvizoi se roli i Mulla Xhevatit që nga vitet ’90 e deri më sot është dëshmi e përkushtimit të tij që shkon përtej gjeografisë së Bubavecit apo Malishevës, duke përfshirë gjithë Kosovën.

Ai e përmbylli vizitën duke e quajtur një shembull frymëzues dhe duke vlerësuar simbolikën e fotove dhe objekteve historike të ekspozuara në muze.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025