Sallahu: KQZ-ja shkeli ligjin me rastin e ndarjes së numrit për Listën Serbe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas hedhjes së shortit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se KQZ-ja e ka shkelur ligjin lidhur me rastin e ndarjes së numrit për subjektin politik Lista Serbe.
“KQZ shkelë serish ligjin! Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë ankesë ne PZAP kundër vendimit të KQZ-së lidhur me certifikimin e Listës Serbe. Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP. KQZ ka shkelur ligjin me rastin e ndarjes së numrit për subjektin politik Lista Serbe, duke mos pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së”, ka shkruar Sallahu në rrjetin social Facebook.
Sot është hedhur shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
https://kosovapress.com/sot-eshte-terhequr-shorti-per-renditjen-e-partive