Haradinaj: Do ta bëjmë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lajme
Lexohet për: 2 min.
15 orë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në konferencën për media bashkë me partnerët e koalicionit ka theksuar se prioritet i kësaj partie është anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Pak ditë para se të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore, Haradinaj u shpreh se AAK është e gatshme për të udhëhequr vendin drejt një të ardhme më të mirë.
Haradinaj derisa ka prezantuar planet për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, bashkë me partnerët e koalicionit, ka njoftuar se me 11 janar në ora 11:00 do të bëjnë veprimin e parë solemn në nderim në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". Derisa ka shtuar se me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori në kryeqytet do të fillojnë fushatën zgjedhore.
Në anën tjetër kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u shpreh se më shumë se kurrë vendit ka nevojë t’i kthehet siguria, dhe siç tha ai, kjo mund të bëhet nëse kjo parti vjen në pushtet.
"Kosova ka qenë e mashtruar katër vite që lamë pas, nuk besoj se Kosova do të pranoj të futet në një mashtrim të ri i cili do të humbte kohën e mundësinë familjeve tona. Më shumë se kurrë ka nevojë të kthejmë Kosovën në punë, të kthejmë sigurinë në Kosovë, te vazhdojnë të ndërtojmë e kultivojmë partneritetet ne miqtë tanë", tha Limaj.
Fushata për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të fillojë më 11 janar, ndërkaq, zgjedhjet mbahen më 9 shkurt.