Gara e 9 shkurtit, kandidati i AAK-së Edmond Hoxha mban takime të shumta në Prizren
Lajme
Lexohet për: 2 min.
471660150_10233730855350812_7991174890869814299_n
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Edmond Hoxha vazhdon fuqishëm garën për zgjedhjet e 9 shkurtit, me takime të shumta në zona të ndryshme të Kosovës.

Edmond Hoxha, i cili në listën e AAK-së ka numrin 98, ka hyrë në fushatë me moton “Me ju për Kosovën”, gjatë ditës së sotme së bashku me kandidatin tjetër Besnik Krasniqi, ka zhvilluar takime në zonat e Prizrenit.

Ai gjatë takimeve ka dëgjuar me vëmendje kërkesat e qytetarëve të Piranës, Landovicës dhe Zymit.

“Sot kishim kënaqësinë të kemi takim të ngrohtë me disa banorë të fshatrave Piranë, Landovicë dhe Zym. Biseduam për sfidat, nevojat dhe mundësitë që kemi për të punuar së bashku në përmirësimin e jetës së përditshme në këto zona”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Edmond Hoxha ka marrë besimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj për të qenë pjesë e garës zgjedhore, duke thënë se ai do të punojë në të mirën e qytetarëve, me besimin dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për vendin për zhvillim ekonomik, mirëqenien e familjes dhe perspektivën e rinisë.

Hoxha ka thënë se vetëm së bashku mund të forcohet shteti duke ndërtuar një të ardhme që reflekton vlerat dhe potencialin e Kosovës, ku ai si deputet i ardhshëm do të angazhohet që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe aspiratave të përbashkëta.

#BesnikKrasniqi77 #EdmondHoxha98 #AAK137 #MeJuPërKosovën

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025