KQZ hedh shortin, Radoniqi: Më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 ditë më parë
Linku u kopjua
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas këtij shorti, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me partnerët e koalicionit mbajnë numrin 137, Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim.
Derisa gjatë hedhjes së shortit Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësues, por numri i këtij subjekti në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 112.
Gjatë kësaj ceremonie Kreshnik Radoniqi kryetar i KQZ-së tregon se gjithçka ka shkuar siç është planifikuar dhe se KQZ-ja sipas tij do vazhdoj me aktivitete në lidhje me fushatën zgjedhore.
Ai tregon se nga 9 janari qytetarët jashtë Kosovës që janë regjistruar do mund të votojnë subjektet e tyre favorite.
"Edhe ngjarja e sotme është e rëndësishme pasi i paraprin disa aktiviteteve tjera zgjedhore siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe të fletëvotimit të zgjedhjeve", tha ai.
Shorti u bë nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ku zgjidhej subjekti politik dhe përfaqësuesi i secilës parti zgjidhte numrin përmes shortit.
Kjo është renditja e subjekte e politike që do paraqiten në listat e votimit.
Partia e Ashkalive për Integrim 123 Srpska Demokratija 116 Srpska Lista 112 Yenilikçi Türk Hareket Partisi 130 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 114 PDAK - LPB 125 Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda 126 Naša Bošnjačka Koalicija 121 AAK, NISMA, Lista Konservatore 137 Partija Kosovskih Srba 120 LDK 124 PDK 131 Srbski Narodni Pokret 133 Lëvizja Vetëvendosje 118 Partia Liberale Egjiptiane 115 Opre Roma Kosova 136 Koalicija Vakat 135 Nova Demokratska Stranka 119 Jedinstvena Goranska Partija 113 Kosova Demokratik Türk Pastisi 134 Socijaldemokratska Unija SDU 127 Za Slobodu Pravdu i Opstanak 132 Kosova Adalet Türk Partisi 122 FJALA 138 Koalicioni për Familje 129 Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 117 Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës IRDK 111 Fatmir Bytyqi 128