Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të mërkurën dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Kundër, kësaj pike të rendit të ditës ishin anëtarët e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetimin se në këto fletëvotime është e përfshirë edhe Lista Serbe.
Por në këtë mbledhje, nuk ka kaluar rekomandimi për ndarjen e mjeteve nga Fondi për mbështetje për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Shkak për këtë ishte përfshirja e Listës Serbe në 14 subjektet politike përfituese të këtij fondi.Pas kësaj, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi tha se është kundër ndarjes së mjeteve për Listën Serbe.
“Unë jam kundër ndarjes së mjeteve për Listës Serbe, argumentet i kam dhënë, dëshmitë i kam ofruar, nuk ka ndryshuar asgjë në trashëgiminë dhe në të tashmen e këtij subjekti politik, prandaj unë jam kundër dhe vota ime është kundër ndarjes së mjeteve për Listën Serbe”, tha Kurteshi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...