Kandidati për deputet i AAK-së Ramush Ahmetaj kërkon votën e diasporës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Ramush Ahmetaj, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga diaspora që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ahmetaj tha se tashmë ka filluar votimi në diasporë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Si kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ju bëjë thirrje që të merrni pjesë në këtë proces zgjedhor demokratik, që së bashku t’i japim drejtim zgjidhjeve më të mira për Kosovën tonë, duke votuar AAK-në me numër 137 dhe mua me numër 109. Vota e juaj ka peshë të madhe për mua si kandidat për deputet, sepse vlerësoj angazhimin dhe kontributin tuaj ndër vite për ta ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën”, tha Ahmetaj.
Sipas tij pa diasporën Kosova nuk do të ishte kjo që është, andaj u ka shprehur mirënjohje përgjithmonë!
“Si deputet i ardhshëm i Parlamentit të Kosovës do të jem zëri juaj në tempullin e demokracisë. Andaj kërkoj votën tuaj për kandidatin tonë për kryeministër Ramush Haradinaj - Për Kosovën Fituese #AAK-137 #1 #109. Bashkë jemi Fitues!”, ka shkruar Ahmetaj në rrejtin social Facebook.