KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
kqz-2_7652
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt. Pas miratimit, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet nga ora 14:00.

Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë.

Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është rreth 105 mijë votues.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 9 shkurt dhe janë të parat zgjedhje të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

https://kosovapress.com/diaspora-ne-gjermani-me-me-se-shumti-votues-per-zgjedhjet-ne-kosove

https://kosovapress.com/kqz-afer-2-milione-e-76-mije-votues-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025