Lajme
Disa krenarë, disa skeptikë - si e shohin kosovarët renditjen për lumturi
Qytetarët kanë komentuar raporti e Lumturisë, ku populli i Kosovës është renditur në vendin e 16-të në nivel global. Ata shprehin qëndrime të ndryshme lidhur me këtë rezultat. Sipas raportit vjetor që mat nivelin e lumturisë në nivel global, Kosova është renditur në vendin e 16-të në listën e popujve më të lumtur në botë. Megjithatë, qytetarët mendojnë ndryshe. I pyetur për këtë renditje, një qytetar, Nazmi Haziraj, thekson se shqiptarët gjithmonë kanë qenë një popull i lumtur, pavarësisht sfidave. “S’ka më të lumtur veç qetash jo, se ka disa kundërthënie që i bëjnë gjëra jo të hijshme, se populli shqiptar ka qenë më i lumtur, ka qenë dhe ka me qenë ma i lumturi në botë. Qeveria ka ndikuar në mos lumturinë e popullit shqiptar dhe  shqiptarët e kanë pas po-në, po dhe jo-në jo, kemi qenë njerëz të vërtetë.”-tha Haziraj. Ndërsa, Halldafuz Mahmuti shpreh dyshime për këtë vlerësim, duke e lidhur lumturinë me gjendjen ekonomike dhe largimin e të rinjve nga vendi. “Nëse është ashtu shumë mirë, po mua po më duket si surprizë, se shumë njerëz të papunë dhe rrogat e dobëta s’di si po e shihni si të lumtur. Si mundesh me qenë i lumtur kur rinia të ka dalë në perëndim, që do të thotë që ata këtu s’po e gjejnë lumturinë. Nëse do të ishim më të lumturit, rinia do të ishte këtu.”, Mahmuti. Nga ana tjetër, Gëzim Berisha e sheh këtë renditje si të merituar, duke theksuar solidaritetin dhe mbështetjen mes njerëzve. “Ne çdoherë kemi qenë populli më i lumtur në botë, edhe kur kemi qenë të okupuar, por edhe kur jemi të pavarësuar. Përzgjedhja që është bërë për Kosovën si populli më i lumtur në botë, në pozitën e 16-të, besoj që ne çdoherë kemi qenë popull i lumtur dhe çdoherë e kemi përkrahur njëri-tjetrin në çdo aspekt, si shqiptarë.”, u shpreh Berisha. Këto deklarata tregojnë se megjithëse raportet ndërkombëtare e rendisin Kosovën lart për nga lumturia, perceptimet e qytetarëve mbeten të ndryshme, duke reflektuar realitete të ndryshme sociale dhe ekonomike në vend. Përndryshe, në këtë raport, vendi ynë është renditur në vendin e parë si më i lumturi.
Më shumë nga Lajme
Total: 4,141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026