Kosova e Finlanda, "motra të dalldisura" nga lumturia
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova e Finlanda, "motra të dalldisura" nga lumturia
Eevamari Laaksonen, ambasadorja finlandeze në Kosovë, ndjehet “e lumtur” që Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë për të nëntën herë radhazi dhe se Kosova, po ashtu, është renditur lartë në Raportin e Lumturisë 2026.
Edhe pse finlandezët nuk janë “njerëzit më të hareshëm në botë”, për Laakson, lumturia nuk qëndron te momentet e mëdha, por te “barazia, siguria dhe fakti që shoqëria funksionon”. Sipas saj, ajo lidhet edhe me shijimin e momenteve të thjeshta në natyrë.
“Këto janë vlerat që i afrojnë shoqëritë dhe vendet tona me njëra-tjetrën”, theksoi ambasadorja ndërsa mirëpriti edhe pozitën e Kosovës në këtë listë.
Kosova u cilësua si vendi i 16-të më i lumtur në tërë botën nga raporti vjetor që mat lumturinë globale, ndërsa renditet e para në rajon. Kjo shënon një ngritje në listë, pasi në vitin 2025 ajo u rendit në vendin e 29-të.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.